Biodrini – Rritja e Biodiversitetit në Basenin e Lumit Drin nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Basenit Ujëndarës

Ky projekt është pjesë e Programit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë IPA II. Objektivi i tij i përgjithshëm është mbrojtja e mjedisit dhe rritja e biodiversitetit përgjatë basenit të lumit Drin. Aksioni do të zbatohet në komunat Kukës, Has dhe Tropojë në Shqipëri dhe në Komunën e Rahovecit në Kosovë. Burimet mjedisore dhe biodiversiteti i kësaj zone nuk janë vlerësuar në mënyrë të mjaftueshme. Ky projekt do të analizojë situatën mjedisore të zonës dhe do të sigurojë masa nga praktikat më të mira ndërkombëtare për të rritur burimet mjedisore dhe biodiversitetin e zonës përmes zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik rajonal.

Fletë informuese

May 25, 2022