Vlerësimi i Aksesit në Furnizimin me Ujë të Pijshëm dhe Largimin e Ujërave të Ndotura

Në kuadër të projektit Shoqëri Civile Aktive në Shërbimet Mjedisore në Shqipëri, Instituti i Kërkimeve Urbane realizoi vlerësimin e aksesit në furnizim me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura. Ky studim ndërtohet mbi intervista të drejtpërdrejta, të realizuara me pyetësorë drejtuar qytetarëve dhe drejtueseve të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve në qytetet e organizatave që janë anëtare të rrjetit (Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Durrës, Pogradec). Fokusi i pyetësorit ishte te vlerësimi i shërbimeve mjedisore në Shqiperi. Ky pyetësor siguroi të dhëna në lidhje me aksesin në furnizimin me ujë të pijshëm dhe cilësinë e ujit, pasi problematikat e ujit lidhur me cilësinë e tij pak njihen nga publiku dhe qytetarët nuk kanë informacionin e nevojshëm për shërbimet e ujit.

Gjatë një periudhe dy javore, u shpërndanë 100 pyetësorë në çdo njësi administrative në bashkitë e përzgjedhura, ku familjet e zgjedhura në mënyrë të rastësishme plotësuan pyetësorët. Më pas u realizua analizimi i të gjitha të dhënave duke nxjerrë përfundime në lidhje me cilësinë aktuale të dy shërbimeve të lartpërmendura në qytetet e analizuara.

Lexo më shumë

June 12, 2015