Matrica e Kompetencave të Vetëqeverisjes Vendore
Kjo analizë jep rekomandime për Ministrinë e Brendshme, përgjegjëse për koordinimin me pushtetin vendor dhe shoqatat e zgjedhura vendore, për hapat që duhen ndërmarrë për të garantuar në legjislacionin sektorial në lidhje me vetëqeverisjen vendore shtrirjen e autonomisë vendore të përcaktuar në Strategjinë Ndërsektoriale të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore. Për këtë qëllim janë shqyrtuar rreth 400 akte ligjore dhe nënligjore, të cilat rregullojnë sektorë të ndryshëm që përfshijnë ushtrimin e funksioneve nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Raporti përbën një instrument që do të ndihmojë të dy nivelet e qeverisjes të ndajnë një kuptim të ngjashëm të kornizës aktuale ligjore dhe institucionale që është relevante për funksionet e vetëqeverisjes lokale. Zbatimi i rekomandimeve të dhëna në këtë raport do të kërkojë rishikimin e Strategjisë së bashku me afatin kohor të zbatimit, si edhe burimet financiare dhe njerëzore të nevojshme, duke lejuar përparimin drejt sfidës së vazhdueshme për decentralizim dhe demokraci.