Inceneratorët në Shqipëri

Ing. Edlir Vokopola, Drejtor i Zhvillimit dhe Planifikimit te Instituti i Kërkimeve Urbane, ishte i ftuar në emisionin e gazetarit Mentor Kikia në MCN TV për të folur mbi inceneratorët në Shqipëri.

Incineratorët janë tashmë një fakt, ato përfaqësojnë pasuri publike dhe një infrastrukturë të rëndësishme të financuar nga taksapaguesit shqiptarë. Për sa drejtësia bën detyrën e vetë, ne na takon që këtë infrastrukturë t’a përdorim në mënyrën e duhur dhe eficiente, në funksion të menaxhimit të integruar të mbetjeve. Për këtë qëllim, planet në të gjitha nivelet institucionale, qëndrore dhe vendore, duke përfshirë dhe sektorin privat, duhet të qasen me Direktivën Kuadër të BE-së për menaxhimin e mbetjeve dhe të bëjnë pjesë të tyre parimet e ekonomisë qarkulluese. Ne duhet të vendosim sa më parë në funksion një sistem për menaxhimin e integruar të mbetjeve në të gjithë vendin, duke mundësuar parandalimin dhe kthimin e mbetjeve në lëndë të parë, në një mall që ka vlerë ekonomike, nëpërmjet procesit të riciklimit, dhe në fund të mundësojmë përdorimin me eficient të kapacitetit të instaluar të incineratorëve që aktualisht janë ndërtuar.

December 14, 2022