Takim me Fermerët në Përmet – MapCult
Instituti i Kërkimeve Urbane, së bashku me përfaqësues të Bashkisë së Përmetit, përfshirë kryetaren e bashkisë, Alma Hoxha, vizituan Frashërin për të takuar fermerët vendas që janë të interesuar të bëhen pjesë e skemës së fermerëve për projektin “Kultivimi i bimëve aromatike mjekësore si një alternativë e qëndrueshme ndaj kanabisit në Përmes (MapCult)“, si dhe për të parë nga afër tokën që së shpejti do të përdoret për kultivimin e trëndafilave të egër (Rosa Canina) dhe bimëve të tjera aromatike mjekësore.
Këtyre fermerëve i duhet të shpenzojnë shumë kohë duke kërkuar për trëndafila të egër dhe bimë të tjera tradicionale mjekësore dhe aromatike. Duke u siguruar me mjetet për të kultivuar kolektivisht këto bimë në afërsi të tyre, efikasitetin dhe rrjedhimisht fitimet e tyre do të rriten.
Fermerët gjithashtu patën një bisedë virtuale me drejtorin e një kompanie vendase të përpunimit dhe eksportit të bimëve mjekësore. Ata u angazhuan në biseda me njëri-tjetrin dhe partnerët e projektit dhe fituan njohuri të reja mbi tregun e bimëve mjekësore.
Pas takimit, partnerët e projektit vizituan hapësirën që do të përdoret për magazinimin, ruajtjen dhe tharjen e bimëve mjekësore dhe aromatike.





