Paketa e Instrumenteve për Përgatitjen, Zbatimin, Monitorimin, Raportimin dhe Vlerësimin e Reformës së Administratës Publike dhe Strategjive të Sektorit

Një administratë publike që funksionon mirë është parakusht për një qeverisje demokratike transparente dhe efektive. Ajo është themeli për funksionimin e shtetit, duke përcaktuar aftësinë e qeverisë për të ofruar shërbime publike dhe për të nxitur konkurrencën dhe rritjen.
Arritja e standardit të nevojshëm të administratës publike kërkon reforma në shumë fusha, si në politikë ashtu edhe në administratë. Nëse reformat planifikohen dhe zbatohen në mënyrë të fragmentuar, ad hoc, ato mund të mos transformojnë sistemin e qeverisjes dhe funksionimin e një administrate publike siç pritet. Arritja e rezultateve kërkon që qeveritë të drejtojnë dhe të bashkërendojnë zbatimin e një vizioni të përgjithshëm të reformës dhe objektivave të prioritizuar.
Kjo Paketë Instrumentesh ofron njohuri dhe këshilla praktike, si dhe mjete të lehta për t’u përdorur për ata që janë të përfshirë në zhvillimin dhe zbatimin e reformës së administratës publike dhe strategjive sektoriale.
Duke e udhëzuar lexuesin në çdo fazë të zhvillimit, zbatimit, monitorimit dhe menaxhimit të përgjithshëm të strategjive, Paketa e instrumenteve mbulon pikat e mëposhtme:

  • analiza e problemit;
  • prioritizimi i ambicieve reformuese;
  • vendosja e objektivave;
  • përcaktimi i treguesve (me vija bazë dhe objektiva);
  • planifikimi i veprimit dhe kostoja;
  • monitorimi, raportimi dhe vlerësimi i zbatimit;
  • Menaxhimi dhe mësimi i reformës së administratës publike.

Lexo më shumë

September 13, 2018