Dita Ndërkombëtare e Tokës në Funarë – Video

Shqipëria është një nga vendet më vulnerabël ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor. Bashkia e Elbasanit ka qenë veçanërisht e ndjeshme ndaj rreziqeve të klimës vitet e fundit. Projekti i fundit i IKU-t “Ndërtimi i qëndrueshmërisë klimatike të pyjeve përmes përshtatjes së bazuar në ekosistem” i financuar nga qeveria gjermane nëpërmjet GIZ Albania, adreson nevojat urgjente të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike të komuniteteve të cënuara që jetojnë pranë pyjeve, duke zbatuar ndërhyrje të bazuara në ekosistem. Vendi i përzgjedhur për këtë projekt është Njësia Administrative Funarë në bashkinë e Elbasanit, një thesar natyror i rrethuar me pyje dushku dhe pishe, me pamje spektakolare dhe potencial të madh turistik, ku mbollëm mbi 200 rrënjë pishash në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.

May 8, 2022